
Barça e ka prioritet transferimin e Pavardit
Benjamin Pavard qëndroi te Bayern Munchen edhe pse kishte oferta për të gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi francez ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Joao Cancelos dhe largimi i tij nga “Allianz Arena” duket i pashmangshëm në verë. Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidziq ka konfirmuar se në janar kishin oferta nga Interi dhe Barcelona, por në fund nuk lejuan largimin e tij.
Nga ana tjetër “Mundo Deportivo” ka raportuar se Pavardi është objektivi kryesor i Barcelonës për krahun e djathtë të mbrojtjes. 26-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Bayerni në verë dhe te Barcelona mund të fitoj më shumë minuta. Drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e francezit për një çmim prej 30 milionë eurove. Pavardi këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.