Barça e kërkon Kumbullën
24 shkurt 2020
| 16:47
Vlera e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është rritur shumë në këtë edicion.
Ai po shkëlqen me fanellën e Veronës dhe shumë klube të mëdha janë në garë për transferimin e tij.
Manchester City, Manchester United dhe Chelsea nga Anglia, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund në Gjermani si dhe Napoli dhe Interi në Serie A kanë shfaqur deri tash interesim për shqiptarin
“Tuttohellasverona” raporton se Barcelona ka shprehur dëshirën për të marrë shërbimet e Kumbullës, i cili do të rritej afër Gerard Piques.