Barça e pavendosur për Mascheranon
14 dhjetor 2017
| 10:22
Te Barcelona janë ende të pavendosur nëse duhet të shesin apo jo në janar, Javier Mascheranon.
Dëmtimi i Samuel Umtitit ka ndërlikuar jo pak situatën dhe klubi blaugrana nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e argjentinasit, të paktën pa marrë ofertën e duhur ekonomike.
Për momentin vetëm ekipi kinez i Hebei Fortune ka ofruar 5-6 milionë euro për 33-vjeçarin, por Barcelona dëshiron më shumë, rreth 10 milionë për ta lënë të lirë mesfushorin që te Barcelona aktivizohet si qendërmbrojtës.