Barça e përfundon kampionatin me barazim, Messi me dy gola

19 maj 2019 | 18:15

Barcelona e ka mbyllur La Ligan me një barazim spektakolar ndaj Eibarit në transfertë, ku ekipet u ndanë me shifrat 2-2. Messi ishte njeriu i ndeshjes për katalanasit, me argjentinasin që shënoi dy herë, por nuk mjaftoi për tri pikët.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, pasi në minutën e 20-të kaluan në avantazh me anë të Cucurelas, i cili u ndihmua paksa edhe nga portieri Silesen, i cili nuk e ndaloi siç duhet topin e goditur nga mesfushori. Gjithsesi, avantazhi i Eibar zgjoi Lionel Mesin. “Pleshti” dhuroi “show” brenda dy minutave, duke shënuar dy herë.

Fillimisht një kombinim perfekt me Vidal, ndërsa më pas një kundërsulm vrasës, ku portierin e mposhti me një parabolë të mrekullueshme. Sidoqoftë, Eibari reagoi përsëri në fund të pjesës së parë, ku ishte De Blasis, i cili i çoi ekipet në baraspeshë të plotë drejt dhomave të zhveshjes. Loja e bukur dhe golat u zbehën me kalimin e minutave dhe në pjesën e dytë, ekipet u dukën më së shumti të lodhura. Kështu, gjithçka u mbyll në barazim 2-2, me katalanasit që e mbyllin La Ligan me diferencë 11 pikë nga Atletico i vendit të dytë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka mjaftuar një shaka e Arbenita Ismajlit në “Instastory” disa…