
Barça e rivalizon Realin për Mbappen
22 tetor 2021
| 15:02
Barcelona është futur në garë për transferimin e Kylian Mbappes, shkruan “AS”.
Gjiganti katalunas me këtë rast do ta rivalizojë Real Madridin për sulmuesin francez.
Ylli i Paris Saint-Germainit do të jetë lojtar i lirë vitin tjetër pasi do t’i skadojë kontrata me klubin aktual.
Palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin eventual të saj.