Barça ende i ka 30 milionë euro borxh Messit

06 korrik 2023 | 11:09

Lionel Messi u largua nga Barcelona për shkak të problemeve financiare të klubit në vitin 2021 për të luajtur më pas për PSG-në, por klubi katalanas ende i ka borxh para argjentinasit.

Kështu ka pranuar për “La Vanguardia” presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. Ai theksoi se Messit i detyrohen paga të cilat janë shlyer dhe do të jepen deri në vitin 2025.

Presidenti nuk tha se sa para i detyrohet argjentinasit, por media si “Cronica Global”, konfirmojnë se borxhi shkon në 30 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Disney Coco Lee ka vdekur në moshën 48-vjeçare .…