Barça favorite në Ligën e Kampionëve

18 shtator 2018 | 17:04

Sezonit i ri i Ligës së Kampionëve do të nisë sonte, me Barcelonën si favorite e lehtë para Real Madridit për ta fituar titullin, sipas lexuesve të gazetës së përditshme spanjolle “Marca”.

Sipas votuesve të të përditshmes spanjolle, katalonasit do ta fitojnë trofeun e Championsit këtë sezon, me skuadrën e Julen Lopeteguit që renditen në vendin e dytë.

35 për qind e votuesve mendojnë se Barça do të jetë fituese e Ligës së Kampionëve, krahasuar me 32 për qind që besojnë se Real Madridi do të triumfojë për herë të katërt radhazi. Ekipet tjera mbesin shumë prapa me vota.

Për Atletico Madridin, në stadiumin e të cilit “Wanda Metropolitano” do të zhvillohet finalja e këtij edicioni, kanë votuar 8%, njëlloj si për Manchester Cityn. Juventusi i Cristiano Ronaldos dhe Paris Saint-Germaini kanë marrë edhe më pak vota.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinë ka njoftuar se ka hapur kioskën turistike…