Barça gabon edhe ndaj Bilbaos
Pas barazimit me Valencian një javë më parë, Barcelona ka bërë një tjetër hap fals teksa ka barazuar 0-0 këtë herë me Athletic Bilbao.
Të besuarit e Ernesto Valverdes mund ta kishin humbur takimin, po të mos ishte për portierin gjerman Andre ter Stegen. Mysafirët kishin mbajtjen e topit, por vendasit ishin më të rrezikshëm dhe kanë goditur portën pesë herë, teksa Barça vetëm një herë.
Messi duket që nuk është në formën e tij më të mirë fizike dhe mbase do të kishte qenë më mirë të mos luante këtë ndeshje. Ter Stegen ka pritur 27 nga 31 goditjet në kuadrat për Barcelonan në La Liga (katër gola të pësuar). Një nga pikat më të forta të ekipit.
Me këtë barazim Barça shkon në kuotën e 51 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madrid që është ngjitur në vend të dytë pas fitores ndaj Atletico Madrid.