Barça gabon kundër Galatasarayt

10 mars 2022 | 23:05

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 0:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Evropa Ligë ndaj Galatasarayt.

Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” u mbyll me rezultatin e njëjtë që filloi, 0:0.

Katalonasit patën dhjetëra raste shënimi, por nuk arritën ta gjenin rrugën e golit.

Gati e gjithë ndeshja u zhvillua në pjesëfushën e skuadrës turke, por goli nuk u arrit.

Kështu, Barcelona udhëton javën tjetër në Turqi pa ndonjë epërsi, kurse Galatasaray tani e ka epërsinë e terrenit vendas dhe do të synojë ta eliminojë Barcelonën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulm ajror nga ana e rusëve është kryer në…