Barça gabon ndaj Bilbaos, Koemani ‘vajton’ mungesën e Messit

22 gusht 2021 | 17:00

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Athletic Bilbaon në ndeshjen e xhiros së dytë në La Liga, duke e bërë kështu gabimin e parë të sezonit.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pranoi se Messi do t’i nevojitej shumë klubit në këso ndeshjesh.

“Nuk më pëlqen të flas gjithmonë për këtë, por ne po flasim për lojtarin më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Koeman për gazetën “Marca”. “Kundërshtari ka më shumë frikë kur Messi është aty. Nëse i jepni Leos një pasim, ai zakonisht nuk e humb topin. Mund të thuash që ai nuk është këtu. Ne e dimë këtë, por nuk mund të ndryshohet”, përfundoi holandezi.

Golin e barazimit për Barcelonën e shënoi Memphis Depay duke e “bombarduar” portën kundërshtare me një goditje të fuqishme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, që ka çuar trupat ushtarake në…