Barça heq dorë nga Salahu, kjo është arsyeja

05 prill 2022 | 13:26

Barcelona ka vendosur të përjashtojë si alternativë sulmuesin egjiptian, Mohamed Salah, për shkak të kërkesave të larta ekonomike.

Mësohet se Salah pretendonte një pagë prej 17 milionë eurosh në sezon për pesë vitet që do të nënshkruante me Barçën. Salah, kontrata e të cilit përfundon në qershor 2023, nuk ishte fleksibël në këtë pikë, ndaj Barcelona, ​​duke pasur parasysh qëndrimin e palëkundur të sulmuesit, u detyrua ta përjashtonte operacionin, pavarësisht se ishte një lojtar që i pëlqente shumë sekretariatin teknik deri në atë pikë sa të ishte alternativa më reale në rast se norvegjezi Erling Haaland nuk do të vinte në “Camp Nou”.

Veç kësaj, Barcelona e ka  të qartë se edhe bisedimet me Liverpoolin nuk do të ishte të lehta, pasi “The Reds” gjithmonë nuk kanë lëshuar pe kur bëhet fjalë për çmimet e kartonëve të futbollistëve. Mjafton të kujtohen shumat që janë shpenzuar nga Barça për Luiz Suarezin dhe Philippe Coutinhon. Liverpooli kurrsesi nuk do të pranonte një ofertë poshtë 70 milionë euro për Salahun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…