Barça i shtohet garës për Havertzin
28 nëntor 2019
| 11:33
Skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.
20-vjeçari u rëndit i treti në çmimin “Golden Boy” të cilin e fitoi sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix. Interesim për talentin gjerman kanë treguar edhe Bayern Munchen, Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid. Ndërsa kartoni i tij vlerësohet 130 milionë euro.