Barça ia ofron Juves Pjaniçin me parametra zero

04 korrik 2021 | 21:08

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Barcelona është fokusuar te rinovimi i Lionel Messit dhe për këtë i duhen të ardhura.

Blaugranasit i kanë ofruar falas Juventusit kartonin e mesfushorit Miralem Pjaniç i cili u transferua sezonin e kaluar po nga bardhezinjtë.

Pjaniç i kushtoi Barcelonës një shumë prej 60 milionë eurosh përfshirë këtu edhe kartonin e mesfushorit Arthur i cili u bashkua me torinezët.

Katalanasit nuk kërkojnë të privohen nga rroga e lartë e Pjaniç dhe ia kanë ofruar futbollistin Juves pa asnjë kosto. Pjaniç nuk arriti të lërë gjurmë te Barcelona pasi trajneri Kuman nuk e ka parë të udhës të mbështetej te aftësitë e mesfushorit boshnjak i cili u transferua me shumë bujë në “Camp Nou”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mutacioni indian po gjunjëzon Rusinë. Kjo e diel shënoi një…