Barça insiston për transferimin e Azpilicuetas

24 shkurt 2022 | 12:24

Barcelona po insiston për transferimin e mbrojtësit të krahut, Cesar Azpilicueta. Mediumet spanjolle kanë bërë me dije se Barcelona tashmë e ka kontaktuar Azpilicuetan dhe i ka bërë ofertë zyrtare për t’iu bashkuar në verë.

Bëhet me dije se Barça i ka ofruar Azpilicuetas kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 32-vjeçari në verë do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Chelsean.

Azpilicueta është pjesë e Chelseat prej vitit 2012 dhe këtë edicion po e bartë shiritin e kapitenit. Ai ka një gol e tri asistime në 31 ndeshje për londinezët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa lufta në Ukrainë ka nisur, një ushtar ishte i…