Barça interesohet për Koulibalyn
19 maj 2022
| 13:48
Barcelona është e fokusuar për një transferim të madh në repartin e mbrojtjes.
Sipas “Sport”, katalanasit janë të interesuar për Kalidou Koulibaly, një emër i madh për mbrojtjen e Xavit. Yllit senegalez i skadon kontrata në vitin 2023, vlerësohet rreth 35 milionë euro nga De Laurentiis dhe Barcelona shpreson ta ulë këtë shifër duke përfshirë kartonin e Miralem Pjaniq, ish-lojtarit të Juventusit.
Napoli i Spallettit thuhet se është i gatshëm të marrë Pjaniqin për mesfushë, por ende nuk dihet nëse do të pranojnë formulën e ofertës së spanjollëve.