![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/rudiger.jpg)
Barça interesohet për Rudigerin
24 shtator 2020
| 15:16
Klubi i Barcelonës po vazhdon me ndryshime, derisa tash e kërkon qendërmbrojtësin e Gjermanisë, Antonio Rudiger, i cili është pjesë e Chelseat.
Mbrojtësi gjerman ka përfunduar si zgjedhje e pestë e trajnerit Frank Lampard për repartin defensiv.
Diçka e tillë e shtyn të largohet dhe ofertat nuk mungojnë. “Kicker” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit dhe shumë shpejt do të prezantojnë një ofertë zyrtare për “Blutë e Londrës”.