
Barça interesohet për Tonalin
Barcelona vazhdon të monitorojë Sandro Tonalin, mesfushorin italian që po shkëlqen në Premier Ligë me Newcastel United.
Falë punës së Andrea Mançinit, djalit të ish-legjendës Roberto Mançini dhe anëtarit aktual të stafit të “Blaugrana”, klubi katalanas po mbledh raporte të detajuara për paraqitjet e lojtarit. Sipas “Mundo Deportivo”, reagimet e marra janë shumë pozitive.
Interesi i Barcelonës për Tonalin daton pesë vite më parë, por deri më tani nuk është materializuar asnjëherë në një ofertë zyrtare.
Tonali iu bashkua Newcastel për 70 milionë euro, pasi u pezullua për dhjetë muaj për shkak të një skandali bastesh. Pavarësisht disa vështirësive fillestare, ai fitoi një vend në formacionin fillestar dhe u dëshmua të ishte një element kyç për ekipin e Edi Hau, duke mohuar zërat për një rikthim të mundshëm në Serie A.
Masimo Selino, presidenti i Brescias, zbuloi se në vitin 2020 Barcelona kishte paraqitur një ofertë prej 65 milionë euro plus dy talente të rinj me vlerë 7.5 milionë secili.
Por negociatat nuk u realizuan për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve. Tonali ka demonstruar një aftësi të madhe për t’u përshtatur dhe për t’u rritur. Shkathtësia dhe disiplina e tij taktike e bëjnë atë një shtesë tërheqëse për çdo klub të lartë evropian.