Barça katër muaj pa Arthurin
08 shkurt 2019
| 18:49
Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Arthur Melo do t’i mungojë skuadrës deri në katër javë shkaku i lëndimit.
Përfaqësuesi i Brazilit lëndoi tejzën e gjurit në derbin ndaj Real Madridit në mesjavë në kuadër të Kupës së Mbretit.
27-vjeçari pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Athletico Bilbaos, Real Valladolidit dhe Sevillës në La Liga, si dhe në ndeshjen e parë ndaj Lyonit në kuadër të Ligës së Kampionëve, si dhe ndeshjen kthyese në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Realit.