![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/sule.jpg)
Barça kërkon Sulen
15 janar 2022
| 11:22
Barcelona po synon të bëjë një tjetër lëvizje që do të përforconte skuadrën në repartin e mbrojtjes.
Katalanët kanë vënë shënjestrën lojtarin e Bayern Munchen dhe reprezentuesi i kombëtares së Gjermanisë, Nicklas Sule.Baça synon ta marrë lojtarin si transferim të lirë, me kontratën e këtij të fundit që po shkon drejt fundit.
Sule është në dijeni për interesimin e Barcelonës, por situata nuk është megjithatë aq “e nxehtë”. Martinezi i Ajaxit dhe Christensen i Chelsea janë po ashtu alternativat e Barcelonës, pa harruar edhe Cesar Azpilicueta.