Barça konfirmon se Dembele do t’i bashkohet PSG-së

09 gusht 2023 | 13:33

Ousmane Dembele tani është një hap larg Paris Saint-Germain. Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, e konfirmoi diçka të tillë pak orë më parë.

“Ne jemi gati të arrijmë një marrëveshje me PSG-në. Ne po kujdesemi për këtë, të gjitha palët duan që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Yuste. Dembele do të transferohet në Paris pas pagesës së klauzolës prej 50 milionë eurosh të parashikuar në kontratë.

26-vjeçari ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon në “Camp Nou”, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë herë. Dembele ka luajtur më parë për Borussia Dortmund dhe Rennes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, Berat Gjyshinca,…