Barça konfirmon Valverden
Barcelona ka vendosur të vazhdojë me Ernesto Valverden edhe për sezonin e ardhshëm.
Bordi i Barcelonës ka besim te trajneri Valverde për ta përsëritur suksesin që ai ka arritur në mbretërimin e tij deri tani me klubin, duke fituar dy tituj të La Ligës dhe një Kupë të Mbretit.
“Kjo humbje nuk është për faj të trajnerit”, ka thënë presidenti Josep Maria Bartomeu pas humbjes të shtunën ndaj Valencias.
“Unë dua ta theksoj vlerën e dikujt që është, në një mënyrë diskrete, duke ndihmuar ekipin tonë. Unë jam duke folur për Ernesto Valverde, të cilit i besojmë plotësisht”, ka shtuar ai. Mbështetja e Valverdes nga lojtarët gjithashtu ka qenë e rëndësishme, me Lionel Messin, Gerard Piquen, Jordi Alban dhe Ivan Rakitiqin që kanë shprehur gatishmërinë e tyre të vazhdojnë me spanjollin.