Barça, Liverpooli dhe Arsenali në garë për Kimmichin
21 maj 2023
| 16:30
Prej disa javësh në mediat gjermane po qarkullon lajmi se “katalizatori” i mesfushës së Bayern Munich, Joshua Kimmich do të largohet nga “Allianz Arena” në këtë fund sezoni pas 8 vitesh te “gjigandët” gjermanë.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, në “garën” për “strategun” 28-vjeçar të mesfushës janë Barcelona, Liverpool e Arsenal, me dy anglezët që e shohin Kimmich si zëvendësuesin perfekt, respektivisht të Fabinho e Granit Xhaka.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga klubet nëse kanë bërë një ofertë ose jo për lojtarin, teksa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos së verës, e cila këtë sezon pritet të jetë ndër “më të nxehtat” e viteve të fundit.