Barça me përmbysje mposhti Villarrealit
Barcelona e ka mposhtur me përmbysje 2:1 Villarrealin të dielën dhe tani është vetëm një hap larg kreut të La Ligës.
Antoine Griezmann shkëlqeu për Barçën duke shënuar dy herë në Estadio de la Ceramica, pasi Samuel Chukwueze e kishte kaluar Villarrealin në epërsi fillimisht.
Kjo fitore nënkupton se Barcelona tani ka 71 pikë, aq sa i ka edhe Real Madridi, dhe dy më pak se lideri i tanishëm Atletico Madridi. Reali e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në një ndeshje plot raste shënimi, të tri golat u shënuan brenda një periudhë prej rreth 10 minutave në pjesën e parë.
Chukwueze e kaloi skuadrën vendase në epërsi në minutën e 26-të. Por reagimi i Barçës ishte i menjëhershëm, me Griezmann që e barazoi rezultatin vetëm dy minuta më vonë, raporton GE.
Sulmuesi francez e kompletoi rikthimin e Barçës vetëm shtatë minuta më vonë, kur e shfrytëzoi gabimin e mbrojtës vendase dhe e futi topin në rrjetë i përballur vetëm me portierin në minutën e 35-të.
Për vendasit gjërat u vështirësuan edhe më shumë, kur Manuel Trigueros u përjashtua me karton të kuq në minutën e 65-të.
Ai bëri ndërhyrje të tmerrshme ndaj Lionel Messit duke e shkelur argjentinasit në nyje me take.
Megjithëse luajti me një lojtar më pak për më shumë se 25 minuta, Villarreali e rrezikoi Barçën disa herë.
Katalonasit ia dolën ta mbaheshin deri në fund dhe tani e kanë fatin e tyre në dorë në gjashtë ndeshjet e mbetura në ligë, të cilat do ta bëjnë kampione nëse i fiton.