Barça merr vendimin përfundimtar për Coutinhon
30 korrik 2019
| 16:12
Në vazhdimësi është folur për një largim të Philippe Coutinhos nga Barcelona, por një gjë e tillë nuk do të ndodh në këtë afat kalimtar.
“Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur që të mos e shesin yllin brazilian. Në ketë mënyrë 27-vjeçari ishte pritur që të largohet nga “Camp Nou” dhe të rikthehet në Premier Ligë, por kjo nuk do të ndodh dhe ai do të kërkojë shanset e tij në konkurrencë me Messin, Suarezin, Griezmannin dhe Dembelen.
/Epoka e re/