Barça në hall të madh me Umtitin
13 korrik 2022
| 11:36
Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti i ka orët e numëruara në Barcelonë, por duket se largimi i tij po zgjat shumë.
28-vjeçari ishte shumë pranë kalimit në Ligue 1, te Rennes, me palët që ishin dakorduar për kushtet e marrëveshjes, por në fund gjithçka ka dështuar. Kjo pasi, Umtiti nuk ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe francezet janë tërhequr nga kartoni i tij duke shkaktuar “trazira” në ambientin e katalanasve.
Ish-mbrojtësi i Lyonit tani duhet të mendojë për një alternativë tjetër, pasi në Barcelonë ia kanë bërë të qartë se nuk ka më vend për të.