Barça në janar e dëshiron Mustafin

01 dhjetor 2020 | 16:37

Skuadra e Barcelonës ka në listën e dëshirave futbollistin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi.

“El Mundo Deportivo” raporton se klubi katalanas e konsideron Mustafin si njërin prej alternativave për të zgjidhur situatën emergjente në prapavijë pas dëmtimit të rëndë të Gerard Piques. Duke parë se Mustafi aktivizohet shumë pak me “Topçinjtë”, Barcelona mund të vihet në lëvizje në merkaton e dimrit për ta sjellë ish-lojtarin e Valencias në “Camp Nou”.

Duke parë koston e ulët të 28-vjeçarit (12 milionë euro), Barça nuk do ta kishte aspak të vështirë të shpenzonte për qendërmbrojtësin e Arsenalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e martë) do zhvillohet sfida interesante mes Shakhtarit dhe…