
Barça në janar e shet Dembelen
31 tetor 2018
| 10:48
I transferuar te Barcelona për shumën e 150 milionë eurove nga Borussia Dortmund në 2017, Ousmane Dembele pritet të largohet nga katalanët gjatë janarit, shkruajnë mediet spanjolle.
21-vjeçari nuk po arrin ta gjejë shkëlqimin që pati te Dortmundi, duke u aktivizuar vetëm si zëvendësues gjatë këtij sezoni nga Valverde. Për këtë arsye drejtuesit e klubit spanjoll kanë vendosur ta nxjerrin në shitje futbollistin francez.