Barça në janar planifikon rikthimin e Olmos

03 shtator 2021 | 12:37

Barcelona raportohet se do të transferojë Dani Olmon në afatin kalimtar të janarit nga Rasenball Sport Leipzig.

Katalunasit tentuan transferimin e lojtarit edhe në afatin kalimtar të kësaj vere, por që në fund marrëveshja nuk u finalizua.

Olmo ka kohë që kërkohet nga blaugranasit, mirëpo deri më tani nuk ia kanë dalë për t’i marrë shërbimet e tij. Paraqitjet e tij janë vëzhguar në vazhdimësi nga Barcelona, por që këta të fundit duhet ta rritin ofertën e tyre për ta realizuar operacionin. 23-vjeçari kishte qenë pjesë e të rinjve te Barcelona, para se të largohej drejt Dinamo Zagrebit në vitin 2014.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vetëm pak muaj që ka sjellë në jetë fëmijën…