Barça në telashe, Semedo mungon pesë javë
12 nëntor 2019
| 11:49
Probleme në mbrojtje për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili duhet të bëjë llogaritë pa Nelson Semedo në prapavijë.
Mbrojtësi u dëmtua në sfidën ndaj Celta Vigos, të cilën katalanasit e fituan me rezultatin 4-1.
Lojtari u zëvendësua në minutën e 23-të, pas një dëmtimi në pulpën e këmbës së majtë. 25-vjeçari iu nënshtrua menjëherë vizitave mjekësore të cilat konfirmuan dëmtimin. Sipas mjekëve, koha e rikuperimit të futbollistit mendohet të jetë rreth pesë javë, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e lojtarit në sfidën e 10 dhjetorit në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.