Barça nënshkruan me djalin e Ronaldinhos

02 mars 2023 | 15:12

Djali i legjendës së Barcelonës, Ronaldinho, Joao Mendes ka firmosur kontratën me klubin katalanas.

17-vjeçari kishte qenë në provë disa javë dhe i kaloi me sukses. Para disa ditësh ai debutoi edhe në një ekip miks të dy skuadrave të të rinjve të blaugranasve kundër Manchester United.

“Ne jemi krenarë që vazhdojmë kapitullin e Ronaldinhos. Ne donim që djali i tij të vazhdonte karrierën këtu. Nuk e di nëse do të jetë për skuadrën e dytë. Djaloshi ka cilësi dhe ne jemi të kënaqur për këtë nënshkrim. Jemi të lumtur që mbajmë marrëdhënie të mira me Ronaldinhon. Presioni mbi të ekziston sepse babai i tij ishte një nga më të mirët në botë. Ai mund të jetë nën presion, por ne kemi trajnerët më të mirë për të zhvilluar aftësitë e tij”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj,…