Barça nis bisedimet me Dembelen për rinovimin e kontratës

23 shtator 2021 | 22:38

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka nisur bisedimet me menaxherët e Ousmane Dembele për rinovimin e kontratës me futbollistin francez i cili në fund të sezonit mund të mbetet lojtar i lirë.

Numri një i “blaugranave” nuk dëshiron ta humbasë futbollistin me parametra zero dhe për këtë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e 24-vjeçarit.

Synimi është për ta mbyllur këtë çështje përpara hapjes së merkatos së dimrit, në mënyrë që francezi të mos ketë mundësi të nisë tratativat me asnjë klub tjetër që do të shfaqë interes për të, për t’u larguar më pas në verë me parametra zero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit…