Barça nuk do ta nënshkruajë me Neymarin
03 gusht 2020
| 18:19
Skuadra e Barcelonës nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratë me futbollistin Lautaro Martinez nga Interi apo me Neymar nga Paris Saint-Germain.
Kështu ka bërë të ditur presidenti Josep Maria Bartomeu, i cili ka shtuar se katalunaist nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë futbollistë të shtrenjtë gjatë kësaj vere, shkruan “Goal”.
Bartomeu e ka pranuar se kriza e shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, e ka futur klubin në një gjendje të pasigurisë financiare.