Barça nuk e ndryshon trajnerin
07 maj 2018
| 15:34
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për radion “RAC 1”, ka konfirmuar se Ernesto Valverde do të mbetët trajner i Barcelonës, pasi e ka fituar titullin dhe Kupën e Mbretit.
“Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm. Ai dëshiron që të qëndrojë me ne dhe unë në asnjë moment nuk e kam menduar largimin e tij”, ka thënë Josep Maria Bartomeu.