Barça nuk e rikthen Alvesin

11 nëntor 2021 | 13:01

Skuadra e Barcelonës nuk e ka ndër mend ta kthejë mbrojtësin Dani Alves, pavarësisht se 38-vjeçari ia shprehu gatishmëri për t’u kthyer si lojtar i lirë.

Alves, i cili luajti për Barcelona nga viti 2008 deri më 2016, ka mbetur pa klub që prej shtatorit 2021 kur u largua nga Sao Paulo. Ai ia ofroi shërbimet e veta ish-klubit së fundmi, me synim për ta mbyllur karrierën aty ku bëri nam dikur.

Mbrojtësi anësor është në kërkim të një klub të ri për vitin e fundit në karrierën e vet të bujshme dhe beson se Barcelona është klubi i përkryer për ditët e fundit si futbollist. Ai ua kishte bërë të ditur dëshirën për t’u kthyer disa zyrtarëve brenda klubit në javët e fundit.

Megjithatë, trajneri Xavi Hernandez dhe drejtuesit e Barcelonës nuk e kanë ndër mend ta kthejnë Alvesin në “Camp Nou”, sepse qëllimi i tyre është t’u japin hapësirë lojtarëve të rinj të klubit.

Dje u raportua se Alvesi do të takohej me drejtuesit e Barçës në ditët në vijim për kthimin e tij të mundshëm në “Camp Nou”, por kjo është hedhur poshtë nga Barcelona, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit ka takuar edhe…