Barça nuk heq dorë nga transferimi i Neymarit
Barcelona nuk heq dorë nga braziliani Neymar, ku tashmë është prioriteti i tyre deri në fund të merkatos.
Paris Saint Germain ka pranuar ta shesë brazilianin por për një shumë të madhe. Katalanasit janë të gatshëm të ofrojnë Coutinhon dhe para për të rikthyer në “Camp Nou” 27 vjeçarin. Neymar e kërkon një rikthim tek Barcelona, pasi me PSG nuk arriti të shkëlqente në kompeticionet evropiane. Kalimi i Griezmann tek Barça i zbehu pak shpresat por tani katalanasit kanë ndezur motorët për të kryer transferimin.
Në qoftë se Neymar kalon tek Barcelona do te jetë Suarez ai që do humbasë vendin e titullarit ku Messi do të kthehet në sulmues qendre. Barcelona në këtë transfertë ka konkurrent edhe Real Madrid ku edhe pse nuk ka bërë progres në bisedime nuk është tërhequr akoma nga gara.