Barça nuk heq dorë nga transferimi i Willianit
06 maj 2019
| 11:42
Kampionia e re e Spanjës, Barcelona, pas tentativave në verën e kaluar dhe në janar, do të hidhet sërish në sulm për ta rrëmbyer Willianin nga Chelsea dhe kësaj radhe mund ta ketë më të lehtë.
Barcelona do të tentojë edhe një herë tjetër ta transferojë brazilianin në “Camp Nou”.
Williani ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe nëse nuk arrin ta shesë këtë verë, 30-vjeçari mund të largohet me parametër zero një vit më pas ndaj dhe me një ofertë 35 milionë euro drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se mund ta bëjnë për vete lojtarin e shumëdëshiruar nga Valverde.