![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/lewa-3.jpg)
Barça nuk mund t’i regjistrojë Lewandowskin dhe Raphinhan
27 korrik 2022
| 13:45
Barcelona deri tash ka transferuar Andreas Christensen, Franck Kessie si lojtarë të rinj. Ndërsa Raphinha dhe Robert Lewandowski janë zyrtarisht katalanas, kurse Ousman Dembele e ka rinovuar kontratën. Transferi i ri pritet të jetë Jules Kounde.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari Alfre Martinez, Barcelonës nuk i është garantuar mundësia për të regjistruar polakun dhe brazilianin. Blaugranasit medoemos duhet të shesin disa lojtarë, disa të tjerëve t’u ulë pagat, si në rastin e Frenkie de Jong. Ky i fundit është i lidhur me një kalim te Manchester United.