Barça nxjerr në shitje 12 futbollistë
Barcelona ka një problem të madh, pasi i duhet të shesë një numër të madh futbollistësh në një periudhë krize financiare.
Katalanasit duan të arkëtojnë para, duke shitur disa prej lojtarëve që nuk i kanë në plane dhe që atyre mund t’u sjellin të ardhura të rëndësishme për të blerë objektivin kryesor të merkatos, sulmuesi Lautaro Martinez.
“Marca” shkruan se është një formacion i tërë në shitje, duke nisur me portierin Neto. Lista e futbollistëve në shitje është e madhe, pasi përfshin plot 12 emra. Bëhet fjalë për lojtari si Nelson Semedo, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Ivan Rakitiq, Arturo Vidal, Ousmane Dembele dhe Martin Braithqaite.
Gjithashtu Barcelona dëshiron edhe disa lojtarë të tjerë, të cilët do të rikthehen nga huazimi. Philippe Coutinho është emri më i spikatur, që pasohet nga të tjerë futbollistë, si Carles Alena, Rafinha Alcantara dhe Jean-Clair Todibo.