Barça ofron Dembelen për Aubameyangun
15 dhjetor 2021
| 11:20
Sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang iu hoq shiriti i kapitenit të Arsenalit dhe ai nuk do të luajë të mërkurën kundër West Hamit, pasi u kthye në klub me vonesë nga një shëtitje me anije.
32-vjeçari mund të rikthehet në skuadër për ndeshjen e së shtunës kundër Leeds United, e ardhmja e tij në Arsenal është e pasigurt dhe ai mund të shitet në janar.
Barcelona ka treguar interesim për sulmuesin aktual të Arsenalit, madje mediet britanike raportojnë se Barça është e gatshme ta ofrojë Ousmane Dembelen në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.