
Barça ofron Rakitiqin dhe para për Dybalan
08 prill 2019
| 21:17
Paulo Dybala me shumë gjasë do të largohet nga Juventusi me të përfunduar ky sezon.
Sulmuesi argjentinas ka kohë që po lidhet me largim nga “Zonja e Vjetër”, gjersa Barcelona ka shfaqur interesim për të, raporton “Don Balon”. Leo Messi ka kërkuar nga skuadra katalonase që ta transferojë bashkëkombësin e tij gjatë afatit kalimtar veror.
Juventusi ka bërë me dije se janë të gatshëm ta shesin Dybalan, gjersa kërkojnë 130 milionë euro nga shitja e tij. Barcelona do të tentojë ta ofrojë Ivan Rakitiqn dhe një shumë të parave për ta transferuar argjentinasin në ‘Camp Nou’.