
Barça organizon dasma në ‘Camp Nou’ për të dalë nga kriza
Barcelona ndodhen në krizë të madhe financiare dhe kjo është histori e ditur. Por mënyrat alternativa që klubi po zgjedh për të shpëtuar sadopak balancën, janë në kufijtë e qesharakes dhe nuk mund të ndodhin në asnjë klub futbolli, e jo më në një emër me kaq histori.
“Camp Nou” po kthehet në një shfaqje cirku ku mund të shohësh gjithçka, por me siguri, shumë pak Barcelonën. Fillimisht drejtuesit e skuadrës menduan që në këtë stadium të organizohen kalçeto.
Kështu, kush dëshironte të luante futboll në këtë fushë, duhej të paguante shifrën prej 300 eurosh. Tani fantazia është shfrenuar më tepër pasi në “Camp Nou” janë duke u organizuar edhe dasma. Për këdo që dëshiron të martohet në stadiumin e Barcelonës, mund të marrë këtë ambient me qira për rreth gjashtë orë me shifrën 13.500 euro.