Barça, pas Olmos dhe Sterlingut

05 tetor 2021 | 21:21

Largimet me peshë gjatë verës i kanë detyruar drejtuesit e Barcelonës të nisin menjëherë punën për ta përforcuar skuadrën që këtë fillim sezoni po has shumë vështirësi.

Sipas mediave spanjolle, katalanasit do të ndërhyjnë për ta përforcuar fillimisht repartin e sulmit, kur gjatë merkatos së janarit do të synojnë Dani Olmon, i cili në vitin 2020 preferoi të transferohej në Gjermani te Leipzigu.

Alternativa e dytë është Raheem Sterling, i cili nuk po gjen hapësira te Manchester City dhe me shumë mundësi do të largohet nga Cityzens. Pikërisht Sterling duket profili i përsosur i lojtarit për t’iu bashkuar katalanasve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton…