Barça planifikon transferimin e shtatë futbollistëve
10 maj 2022
| 16:33
Barcelona nuk arriti të fitojë Ligën e Evropës e as La Ligën, prandaj po planifikon që të bëjë shtatë transfero në afatin kalimtar të verës.
Nga Chelsea synon të transferojë Christensen, ndërkohë që është arritur tashmë marrëveshja me Azpilicueta dhe po punohet edhe për të sjellë në Spanjë, Marcos Alonso.
Në mesfushë, përveç Kessie që tashmë është konfirmuar, synohet njëri mes Zubimendi, Tchouameni dhe Ruben Neves.
Në sulm synohet braziliani i Leeds Raphinha dhe vëzhgohet me kujdes edhe situata e Lewandowskit te Bayern Munchen.