Barça po synon ta ‘blindojë’ Flickun

25 mars 2025 | 16:02

Barcelona është shumë e kënaqur me punën e bërë nga Hansi Flick, me trajnerin që duket se po bën një punë të jashtëzakonshme te katalanasit.

Në këto kushte, klubi i La Liga po planifikon zgjatjen e bashkëpunimit me teknikut, përtej kontratës aktuale që skadon në vitin 2026.

Te Barça nuk kanë dilema dhe duan të mbyllin një herë e mirë çështjen e trajnerit, duke i dhënë fund thashethemeve për një largim të mundshëm.

Flick deri më tani numëron 43 ndeshje në krye të Barcelonës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.35 pikë për ndeshje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të…