
Barça pritet të përforcohet me shtatë futbollistë
Barcelona në sezonin e ardhshëm pritet të bëjë disa ndërhyrje në merkato në afrimin e lojtarëve të rinj. Humbja ndaj Rayo Vallecanos në ditën e fundit ka treguar se projekti i ri që po përpiqet të ndërtojë Barcelona është ende larg klasifikimit si konkurrues.
Gazeta “Sport” thekson se janë shtatë blerje që bordi drejtues po planifikon:një portier, një qendërmbrojtës, një mesfushor me një profil më fizik dhe 2 sulmues.
Sa i përket identitetit të lojtarëve që do të mbulojnë këto pozicione, gazeta thekson se ata janë portieri Iaaki Pena (aktualisht i huazuar te Galatasaray), mbrojtësi Andreas Christensen (Chelsea) dhe mesfushori Franck Kessie (AC Milan) me të cilin ka një marrëveshje të mbyllur.
Për sulmin, janë Robert Lewandowski (Bayern Munich) dhe braziliani Raphinha (Leeds United) që janë dy emrat më interesant.