Barça refuzon ofertën e huazimit të Neymarit
03 gusht 2023
| 15:17
Barcelona thuhet se ka refuzuar mundësinë për të marrë Neymarin në huazim si pjesë e marrëveshjes që dërgon Ousmane Dembele në Paris Saint-Germain. Neymar Jr ka kontratë me gjigantin francez deri në verë të vitit 2025.
Megjithatë, së fundmi është përfolur për një largim të mundshëm nga “Parc des Princes”. Braziliani ishte i lidhur me një rikthim në Barcelonë, por kjo nuk pritet të ndodhë.
Sipas raportimeve nga “Goal” katalanasit kanë refuzuar mundësinë e transferimit të Neymar edhe në formë huazimi. Kështu Neymar pritet të vazhdojë karrierën në Ligue 1.