Barça “rrëmben” një tjetër trofe, vajzat “katalanase” janë më të mirat e sezonit
Prej orës 20:45, në teatrin “Chatelet” të Parisit ka nisur ceremonia e 68-të e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim favoriti absolut mbetet “shkatërruesi” i mesfushës së Manchester City, Rodri, ku një fakt të madh që e konfirmon këtë është edhe gjithë mungesa e lojtarëve të Real Madrid.
Pas dorëzimit të “Copa Trophy”, për lojtari e ri më të mirë, që u “rrëmbye” nga “fantazisti” i Barcelona, Lamine Yamal, tashmë është dorëzuar një tjetër çmim ai skuadrës më të mirë në futbollin e femrave.
Trofeu u sigurua sërish nga “Katalanasit”, me skuadrën e Barcelona, e cila u shpall skuadra më e mirë, pas një sezoni fantastik, ku fituan kampionatin, Kupën e Spanjës, Superkupën e Spanjës dhe trofeun e UEFA Champions League.