Barça shpreson në një tjetër ‘La Remontada’
Duke synuar “La Remontada” në edicionin 2016-’17, Barcelona udhëton në “Parc des Princes”, duke shpresuar ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë 1-4 në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.
Lionel Messi shënoi gol nga penalltia në “Camp Nou” para se të shënojë tre gola Kylian Mbappe dhe një tjetër gol e shtoi Moise Kean. Të dy gjigantët shijuan fitore në fundjavë, Barcelona e mposhti Osasuna 2-0 në La Liga, ndërsa PSG-ja e mposhti Brest 3-0 në Kupë të Francës.
“Do të jetë shumë e komplikuar për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Ne luajmë kundër PSG-së, jo kundër një ekipi dosido. Duhet një ndeshje e përkryer. Varet shumë nga vetja jonë. Është gjithmonë ndryshe të kesh një rezultat si ai ndaj Sevillas sesa një 1-4. Është mision i komplikuar në Paris, por asgjë e pamundur. Ne e dimë që jemi Barça”, ka thënë trajneri Ronald Koeman, trajner i Barcelonës.
PSG-ja për këtë ndeshje ka vetëm dy mungesa: Moise Kean dhe Juan Bernat, derisa Neymar është rikthyer në stërvitje dhe i mbetet trajnerit Pochetino të vendosë nëse do ta aktivizojë brazilianin. Për Barcelonën nuk do të jenë të gatshëm Gerard Pique, Sergi Roberto, Ronald Araujo, Ansu Fati dhe Philippe Coutinho.
Sonte nga ora 21:00 zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Liverpoolit dhe RasenBallsport Leipzig. “Reds” e fitoi ndeshjen e parë në Gjermani me rezultat 0-2 dhe tash e ka me të lehtë kualifikimin në çerekfinale, por Leipzigu do të mundohet që të bëjë befasi dhe ta arrijë përmbysjen e madhe.
Të mërkurën takohen:
21:00 PSG – Barcelona (4-1)
21:00 Liverpool – RasenBallsport Leipzig (2-0)
/Epoka e re/