Barça synon transferimin e Leaos

20 gusht 2024 | 15:25

Barcelona pasi dështoi të transferojë talentin spanjoll Nico Williams nga Athletic Bilbao, tash po planifikon transferimin e Rafael Leaos nga Milani.

Sipas gazetës ‘Mundo Deportivo”, Leao është lojtari që Barcelona pëlqen më shumë pranë fundit të afatit kalimtar. Sulmuesi anësor portugez thuhet se vlerësohet rreth 90-100 milionë euro. Barça duhej të largojë disa futbollistë të rëndësishëm për të mbledhur paratë e nevojshme për të bërë një ofertë të përshtatshme.

Opsione tjera për Barcelonën janë edhe Federico Chiesa i Juventusit dhe Kingsley Coman i Bayern Munchen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar në tërësi një projektligj që…