Barça synon transferimin e Olmos
09 korrik 2024
| 13:00
Sulmuesi Dani Olmo është duke shkëlqyer me fanellën e RB Leipzig, në Kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga. Kjo ka ndikuar që bordi Barcelonës ta kthejë në synim kryesor, por deri me tash problem vijon të mbetet klauzola e lojtarit, me drejtuesit e klubit gjerman që kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro për ta lënë “fantazistin” të largohet.
25-vjeçari spanjoll, i ka njoftuar drejtuesit e Leipzigut dëshirën e tij për të luajtur në “Camp Nou” dhe për këtë arsye presidentit Joan Laporta po bën maksimumin për finalizimin e këtij transferimi.